UBT

Eurodeputeti austriak: Është koha që Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania ta njohin Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Çdokush që e fillon një luftë, s’duhet të ketë sukses. Kjo është një detyrë e gjeneratës tonë politike për të siguruar këtë në Europë. Duke e bërë këtë, ne po i japim gjeneratës së ardhshme mundësinë për një jetë pa luftë”, ka thënë eurodeputeti austriak Lukas Mandl në Parlamentin Europian, duke folur për luftën në Ukrainë.

Në këtë kontekst, Mandl ka thënë se është koha që pesë shtetet e BE-së të ndërrojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës.

“Tani është koha që pesë shtetet anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë këtë më në fund. Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duhet të njohin Republikën e Kosovës menjëherë. Kjo do të ishte një shenjë e fortë e unitetit e komunitetit europian. Momenti është tani”.

Eco Higjiena

“Qytetarët e Serbisë meritojnë struktura në të gjitha nivelet që respektojnë vlerat tona evropiane. Evropa meriton unitet në diversitet. Ukraina meriton solidaritet dhe udhëheqja ruse meriton sanksione me efekt të plotë. Të gjitha institucionet e BE-së tani duhet t’i bëjnë urgjentisht thirrje Serbisë që të distancohet qartë nga çdo formë luftarake. Përndryshe, negociatat e anëtarësimit në BE do të ishin një ndërmarrje e kotë. Po ashtu, normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës duhet të përfundojë menjëherë dhe njohja duhet të përgatitet pa vonesë”, ka thënë Mandl.

Ai ka thënë se është e kuptueshme që presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është duke folur për anëtarësimin e Ukrainës në BE për shkak të situatës, por para se të ndodhë kjo, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pranohen përfundimisht. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.