UBT

Eurodeputeti Bilčík: Koha për formimin e Asociacionit, këtë vit duhet të shkojmë drejt përfundimit të dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimír Bilčík, tha për Zërin e Amerikës se shpreson që Kosova dhe Serbia ta gjejnë vullnetin për normalizimin e marrëdhënieve dhe se këtë vit kanë vërtet nevojë që të të shkojë drejt përfundimit të dialogut.

Bilčík thotë se BE-ja po i dërgon mesazhe të qarta Aleksandqr Vuçiqit dhe Albin Kurtit se në vitin 2024 pret të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne po u dërgojmë atyre mesazhe të qarta dhe shpresojmë që ata ta gjejnë vullnetin për ta bërë këtë. Nga përvojat e mia me presidentin Vuçiq, mendoj se ka mirëkuptim dhe vullnet për të bërë progres. Këtë e kemi parë, sidomos kur bëhet fjalë për kartat e identitetit, targat, energjinë…. Dhe kjo është e rëndësishme. Mendoj se i takon Prishtinës ta zgjidhë një çështje të madhe me rëndësi për Serbinë dhe mbrojtjen e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë – që është krijimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, është koha për ta përmbushur këtë, mendoj se do të mundësojë vërtet progres dhe shpresoj se Prishtina do të ketë fuqinë dhe përgjegjësinë për të vepruar me mirëbesim në ditët dhe javët në vijim”, tha ai.

Uji Dea

“Është e rëndësishme që tensionet në rajon janë reduktuar. Është absolutisht e domosdoshme që një sulm, si ai në Banjskë, të mos përsëritet”, tha ndërtjerash eurodeputeti, i cili theksoi në fund të përgjigjes se “këtë vit ne me të vërtetë duhet të shkojmë drejt përfundimit të dialogut”.

I pyetur se si e interpreton qëndrimin e Serbisë se zgjerimi i kornizës së negociatave për Serbinë me Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e saj do të thotë se Bashkimi Europian po ia mbyll derën Serbisë, gjë që u deklarua së fundmi nga presidenti i Serbisë, Bilčík thotë se përkushtimi i vërtetë për të gjitha marrëveshjet është i nevojshëm.