UBT

Eurodeputetët: Kosova të ulë tensionet dhe të normalizojë punën në Kuvend

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Komisioni ndër parlamentar i Stabilizim Asociimit i Kosovës me BE-në ka përfunduar takimin në Parlamentin Evropian në Strasburg me miratimin e konkluzave dhe rekomandimeve nga ky takim i parë i kësaj natyre prej kur ka hyrë në fuqi MSA-ja.

Sipas deputetit nga Kroacia, Tonino Picula, i cili ishte edhe bashkëkryesues i këtij takimi krahas zëvendës kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, “diskutimet kanë qenë mjaft të hapura, shpesh edhe me tone të ashpra polemizuese”, por në “suaza të cilat janë të kuptueshme dhe të pranueshme për një debat të hapur parlamentar”.

“Do të dëshironim që edhe në Kuvendin e Kosovës të ketë debate të tilla dhe që aty të diskutohen mospajtimet mes forcave të ndryshme politike” ka thënë Picula duke shtuar se një prej rekomandimeve të takimit ka qënë edhe ai që ‘Kosova të tejkalojë polarizimin politik, të ul tensionet dhe të normalizohet puna në Kuvend’.

Në delegacionin e Kuvendit të Kosovës ka qenë edhe deputeti nga radha e komunitetit serb, Nenad Rashiq.

Në debat, pasi temat kanë qenë edhe ato të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin, ka marrë pjesë edhe ministri i brendshëm, Skender Hyseni. Mësohet se ai ka pasur disa polemika me deputetin nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Mobi Casa

Nga ky takim në Parlamentin Evropian është kërkuar që të bëhen hetime profesionale, objektive dhe të pa-anshme për vdekjen në burg të Astrit Deharit dhe, nëse vërtetohet përgjegjësi nga ana e autoriteteve, përgjegjësit të japin përgjigje.

Nga ana e deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët kanë marrë pjesë në diskutime janë përsëritur të njëjtat vërejtje dhe shqetësime për Kosovën të cilat i ka përmendur më herët edhe Komisioni Evropian në raportin vjetor të progresit.

Euro deputetët janë shprehur të shqetësuar për situatën ekonomike në Kosovë, mungesën e vendeve të punës për të rinjtë, konkurrencën e ulët të ekonomisë dhe politizimin e madh të administratës publike.

Po ashtu edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që Kosova të jep dëshmi më konkrete në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse në këtë drejtim ka shumë pak vendime përfundimtare të gjykatave për rastet të krimeve të organizuara dhe korrupsionit në nivel të lartë.

Tonino Piculla, që është edhe Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për Bosnjë e Hercegovinën, ka thënë se edhe Serbisë i është dërguar porosi që të mos pengojë zhvillimet në Kosovë e as integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.