UBT

Eurodeputetët gjermanë kritikojnë BE-në: Masat ndaj Kosovës të njëanshme – provokimet erdhën nga Vuçiqi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Dy eurodeputetët gjermanë, Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, kanë kritikuar ashpër Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Komisioni Evropian ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës, shkaku i përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Ndaj, aplikimit të këtyre masave kanë reaguar eurodeputetët gjermanë, Delara Burkhardt dhe Andreas Schieder, të cilët kanë akuzuar BE-në se është e njëanshme.

“Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë, ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Në një proces serioz të dialogut duhet marrë masa të qarta ndaj Serbisë”, ka shkruar në një postim në Twitter, eurodeputeti gjerman Schieder.

Më tej ai ka thënë se “masat ndëshkuese të njëanshme kundër Kosovës të planifikuara nga Komisioni i BE-së janë të gabuara”.

“Injorohet se provokimet kanë ardhur nga Vuçiq i Serbisë”, ka shkruar eurodeputeti gjerman.

Kritike ndaj BE-së është edhe eurodeputetja tjetër gjermane, Burkhardt.

“Me sanksionet e djeshme kundër Kosovës, Komisioni i BE-së vazhdon zbutjen me Vuçiqin. Kjo është e njëanshme dhe rrezikshmërisht e gabuar”, ka shkruar ajo, raporton Telegrafi.

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, të mërkurën ka adresuar kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, pasi ky i fundit ka përgatitur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Uji Dea

Kearns tha se diplomacia e BE-së ka dështuar në raport me Kosovën.

Ajo ka shtuar se BE-a nuk po tregon produktivitet për de-eskalimin e situatës në veri, dhe kështu po e inkurajon Beogradin për të vazhduar më tej.

“Bashkimi Evropian është joproduktiv për de-përshkallëzimin e situatës në veri, duke inkurajuar Beogradin i cili: -Ndërhyri në zgjedhjet, rrëmbeu ilegalisht tre policë të Kosovës, financon militantët. Megjithatë nuk ka pasoja. Kjo është e rrezikshme”, ka shkruar Kearns.

Komisioni Evropian të hënë para Parlamentit Evropian ka prezantuar disa masa kundër Kosovës.

Ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot pas paralajmërimit të disa masave kundër Kosovës të prezantuara të hënën nga Komisioni Evropian.

Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë tha se Bashkimi Evropian tek Kosova e gjen aleatin më të sinqertë e më të qëndrueshëm.

Ai po ashtu theksoi se me raste kanë qenë kritikë ndaj BE-së, por asnjëherë cinikë e të hidhëruar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.