Fundamenti

Euro, dollarë, franga e lira turke: Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan 12 zyrtarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia e Kosovë ka dhënë detaje të tjera për arrestimin e 12 zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, me ç’rast janë sekuestruar mbi 400 mijë euro.

12 të të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti.

IndeksOnline vazhdimisht ka raportuar ekskluzivisht lidhur me aksionin në fjalë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se aksioni u zhvillua në disa qytete të Kosovës.

Uji Dea

Raporti i Policisë:

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & MARRJE-DHËNE RYSHFETI

Prishtinë, Istog, Gjilan, Lipjan 18.02.2021 – 13:00. Më 24.02.2021 hetuesit policor nga Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvensioni 2021”, kanë arrestuar 12 (dymbëdhjetë) persona, nën dyshimin se ata kanë kryer veprën e sipëcekur. Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyra dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollarë, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë. Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.