EURO 2016: Shqipëria në vazon e pestë
53 shtete të Evropës, por jo edhe Kosova, do të kërkojnë 23 vendet e lira për të shkuar në Francë për Kampionatin Evropian të ‘EURO 2016’.
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, të premten ka bërë të ditura vazot kualifikuese prej ku do të krijohen grupet, të cilat do të luftojnë për pozitat e para dhe të dyta që shkojnë direkt në Francë.
Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në vazon e pestë, derisa kundërshtarët e grupit do t’i mësojë më 23 shkurt, kur do të tërhiqet shorti. Dy vendet e para nga çdo grup sigurojnë biletën për në Francë, derisa të tretat do të kërkojnë atë përmes barazhit.
Ky do të jetë evropiani i parë që do të pranojë 24 Përfaqësuese në garë. Dy të parat shkojnë direkt, kurse të tretat në barazh. Zvicra e kosovarëve ndodhet në vazon e dytë.
Vazo e parë: Spanja, Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Portugalia, Greqia, Rusia, Bosnja e Hercegovina.
Vazo e dytë: Ukraina, Kroacia, Suedia, Danimarka, Zvicra, Belgjika, Çekia, Hungaria, Irlanda.
Vazo e tretë: Serbia, Turqia, Sllovenia, Izraeli, Norvegjia, Sllovakia, Rumania, Austria, Polonia.
Vazo e katërt: Mali i Zi, Armenia, Skocia, Finlanda, LEtonia, Uellsi, Bullgaria, Estonia, Bellorusia.
Vazo e pestë: Islanda, Irlanda e Veriut, Shqipëria, Lituania, Moldavia, Maqedonia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Qipro
Vazo e gjashtë: Luksemburgu, Kazakistani, Lihtenshtajni, Ishujt Faroe, Malta, Andorra, San Marino, Gjibraltari.


