UBT

EURACTIV: Gjermania s’ka ndryshim qëndrimi për vizat, Macroni foli pa marrëveshje me Berlinin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mediumi “EURACTIV” ka raportuar sot lidhur me deklaratën e bërë para disa ditësh nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ku u paralajmërua se mund të ketë ndryshim në qëndrimin për vizat në rast se Kosova dhe Serbia nuk sillen me përgjegjësi. Macron kishte lënë të kuptohet se ky është një qëndrim i përbashkët me Gjermaninë.

Por të thirrur në burimet e tyre, “EURACTIV” shkruan sot se Gjermania s’ka ndryshim pozicioni nga ai se liberalizimi i vizave do të ndodh dhe kosovarët do të mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Schengen nga 1 janari 2024.

Uji Dea

Gjithashtu siç raporton “EURACTIV”, Macron ka përfshirë edhe Gjermaninë në deklaratën e tij për vizat, pa “ e marrë aprovimin e Berlinit”.

“Gjermania do të qëndrojë në afatin e 1 janarit 2024 dhe nuk ka plane për të devijuar nga kjo rrugë, që do të thotë se përfshirja e Gjermanisë nga Macron në deklaratën e tij është bërë pa marrëveshjen e Berlinit”, thuhet në raportimin e “EURACTIV”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.