ARKATANA

EULEX: Nuk ka aktakuza të fshehta në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – EULEX-i nuk ka padi të fshehta e as të fshehura për krimet e luftës, sepse sipas legjislacionit të Kosovës nuk ka bazë ligjore për këtë, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.Urdhëresat mund të lëshohen gjatë procesit të ndjekjes penale ose pas një aktakuze, në përputhje me kërkesat e ligjit në Kosovë, ka thënë ajo për Beta, transmeton Telegrafi.

“Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 94 raste të krimeve të luftës, dhe deri tani janë sjellë 28 vendime. EULEX-i nuk i ndanë rastet sipas origjinës kombëtare”, ka thënë Guduleviq.

Hidromorava

Pas arrestimit të Ivan Radivojeviqit, të akuzuar për krime lufte, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se mund të ketë aktakuza sekrete kundër serbëve.

“Serbia kurrë nuk do të jetë pengesë për hetimin e krimeve të luftës, pavarësisht nga cila anë vijnë ato, por shteti është shumë i shqetësuar nëse ekzistojnë aktakuza sekrete dhe lista në të cilat nuk ka qasje dhe për të cilat nuk e di se me kë kanë të bëjnë ato”, ka thënë Vulin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.