ARKATANA

EULEX konfirmon: Një mjek i lënduar në rrëzimin e helikopterit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Helikopteri ka qenë duke kryer një fluturim trajnues me një ekip mjekësor për evakuime që përbëhej nga një mjek dhe një ndihmës si dhe nga dy pilotë. Njëri prej personelit mjekësor ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në QKUK. Edhe personeli i EULEX-it ka ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë EULEX-i përmes një njoftimi zyrtar, ndërsa ka shtuar se “në bord të helikopterit nuk ka pasur asnjë pjesëtar të stafit të EULEX-it”, thuhet në njoftim.

EULEX-i ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm në Aeroportin e Prishtinës, ku u rrëzua një helikopter i këtij misioni, i lënduar ka mbetur një person.
Helikopteri, siç bën me dije EULEX-i, ka qenë në pronë dhe i operuar nga kompania “Starlite Aviation”, e kontraktuar nga EULEX-i për të ofruar shërbime transporti, raporton Koha.net.

Helikopteri u rrëzua derisa po aterronte.

“Helikopteri ka qenë duke kryer një fluturim trajnues me një ekip mjekësor për evakuime që përbëhej nga një mjek dhe një ndihmës si dhe nga dy pilotë. Njëri prej personelit mjekësor ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në QKUK. Edhe personeli i EULEX-it ka ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë EULEX-i përmes një njoftimi zyrtar, ndërsa ka shtuar se “në bord të helikopterit nuk ka pasur asnjë pjesëtar të stafit të EULEX-it”, thuhet në njoftim.
—————————————————————————-

Uji Dea

Një i lënduar nga rrëzimi i helikopterit të EULEX-it

Një helikopter i EULEX-it është rrëzuar në një nga pistat e Aeroportit të Prishtinës, ku një person është lënduar nga ekuipazhi i cili është dërguar menjëherë në spital.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara. Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, derisa helikopteri i EULEX-it fluturonte për qëllime trajnuese.

“Aeroporti përkohësisht është i mbyllur dhe do të aktivizohet pas kthimit të shërbimit të zjarrfikësve në kategorinë e kërkuar për operime. Pas përfundimit të hetimeve do të jepen të dhëna shtese”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.