Fundamenti

EULEX -it i vazhdohet mandati, miratohet themelimi i Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

89 deputetë i kanë dhënë përkrahje vazhdimit të misionit të EULEX’it dhe per themelimin e Gjykates Speciale. Vetëm 22 kanë votuar kundër dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Në këtë formë, EULEX’i do të vazhdojë prezencën në Kosovë, në kuadër të ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes me BE’në.

Sidoqoftë, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është duke sqaruar ndryshimet e projekligjeve që kanë lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me dënimin e krimeve të luftës.

———————————————————–
Partia e Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe ajo e Behgjet Pacollit i kanë thënë po themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërsa, Vetëvendosje ka dalë kundër themelimit të Gjykatës.

Mobi Casa

Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK’së dhe LDK’së i kanë dhënë mbështetje themelimit të Gjykatës Speciale për t’i dënuar krimet e supozuara të UÇK’së.

Adem Grabovci i PDK’së ka thënë se pavarësisht se Gjykata është e padrejtë deputetët e PDK’së do të votojnë pro themelimit të saj.

E, Ismet Beqiri i LDK’së ka thënë se lufta e UÇK’së ka qenë e drejtë, por se Gjykata duhet të themelohet për t’i hequr të gjitha dyshimet se ka pasur krime gjatë luftës.

Ai ka thënë se deputetët e LDK’së do të votojnë pro themelimit të Gjykatës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.