UBT

EULEX-i vazhdon gjuetinë për trafikantë organesh

/ 2 minuta lexim

Edhe tetë persona nën hetime për “Medicus”. Kështu ka deklaruar prokurori i EULEX-it Jonathan Rattel, i cili ka paralajmëruar hetime të reja për trafikim organesh në Kosovë.

Në një konferencë për media që ka dhënë pas shpalljes së aktvendimit me të cilin i dënoi me 20 vjet burgim gjithsejtë të akuzuarit, Ratel ka deklaruar se është fatkeqësi mosdëshmia e ish-senatorit të Këshillit të Evropës, (KE), Dick Marty në rastin “Medicus”.

Hidromorava

“Ne jemi të hutuar me vendimin e KE-së për mosheqjen e imunitetit të tij sepse Marty ka thënë se ka gjetur dëshmi për transplantime dhe ne jemi të zhgënjyer që ai s’ka dëshmuar. Kjo ishte një fatkeqësi”, ka thënë prokurori Ratel në një konferencë për media e organizuar disa minuta pas përfundimit të seancës ku u shpall aktvendimi.

Prokurori ka bërë me dije se nuk përfundon e gjitha me aktvendimin e së hënës. Sipas tij edhe tetë personave të tjerë mund t’iu ngrihet aktakuza për përfshirjen në rastin “Medicus”. Hetimet ndaj të dyshuarve, që gjenden brenda dhe jashtë Kosove, tashmë janë urdhëruar nga Prokurori Ratel. Ai është shprehur i kënaqur me vendimin e gjykatës dhe ka përshkruar në tërësi tërë rastin.(Tribuna)