GRANDEMALL

EULEX-i po shantazhon deputetët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar në lidhje me masën e arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarëve të tij në Rastin “Kleçka”.

“Masa e arrestit shtëpiak ndaj Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve tonë, që po akuzohen në procesin e montuar politik “Rasti Kleçka”, është vazhdimësi e luftës psikologjike të EULEX-it kundër luftëtarëve të UÇK-së. EULEX po tregon vendosmëri të madhe, kur është në pyetje lufta kundër vlerave të shenjta të kombit shqiptar”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.

Sipas veteranëve, degradimi i një misioni ndërkombëtar, nga mision për sundim të ligjit në mision kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të saj, është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Eco Higjiena

“Ky degradim, ka kapluar edhe deputetët dhe qeveritarët e Kosovës, para syve të të cilëve ndodh kjo maskaradë e EULEX-it. Ne kemi dërguar kërkesë, para më shumë se një muaji, të gjithë deputëtëve, Kryesisë dhe Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të duhej të ndërpritej mandati ekzekutiv i EULEX-it. Por deri më tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk u diskutua një gjë e tillë. Ne vlerësojmë se deputetët nuk janë duke vepruar në bazë të mandatit që kanë, në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e vlerave kombëare, siç është lufta çlirimtare dhe bartësit e saj”, thuhet në reagim.

Më tej, siç transmeton indeksonline, OVL së UÇK-së, thotë se, përderisa ne u akuzuam se po bëjmë presion ndaj deputetëve të Kuvendit dhe ndërhyrje në “drejtësi”, veprimet e EULEX-it po tregojnë se pikërisht ata po bëjnë presion e shantazh ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe po e degradojnë drejtësinë. Ne i përkujtojmë deputetët dhe qeveritarët se votat i marrin nga populli e jo nga ambasadat e huaja e as nga EULEX-i.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.