Mobi Casa

“EULEX-i, përgjegjës për të kryer hetime për krimet në Kralan”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zyra e Tribunalit të Hagës i është përgjigjur kryetares së shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Atifete Bytyqi, rreth letrës së saj të dërguar në adresë të Tribunalit të Hagës për krimet e kryera nga forcat serbe në fshatin Kralan të Gjakovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori Serge Brammertz nga ICTY, Hagë, Holandë, e ka njoftuar Bytyqin se përgjegjës për të kryer hetime për rastin e Kralanit të Gjakovës është EULEX-i.

United Hospital

Kryetarja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”, Atifete Bytyqi, që njëherësh është edhe kryetare e Komisionit komunal për persona të zhdukur, i ka shkruar një letër publike më 3 dhjetor 2014 në adresë të krye prokurorit të Hagës, Serge Brammertz, për masakrën e Kralanit, në të cilën janë kidnapuar e më pas edhe vrarë 86 qytetarë të Komunës së Klinës.

Në letrën me përgjigje, të cilën e posedon edhe gazeta, Serge Brammertz, ka falënderuar Bytyqin për informacionet për krimet e kryera më 4 prill 1999 në Kralan të Gjakovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.