Uji Dea

EULEX-i paralajmëron ‘pastrimin” e gjyqësorit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Muaji shtator dhe tetor do të jenë mjaftë të nxehtë për shumë gjyqëtarë e prokurorë kosovarë që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Burimet ndërkombëtare të Indeksonline kanë thënë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) po përgatitet për një ofensivë që ta pastrojë gjyqësorin në Kosovë.

Eco Higjiena

“Ka gjyqtarë e prokurorë që do t’i thonë lamtumirë punës se tyre në këto institucione, pasi shumë shpejt EULEX-i do të ndërmarrë hetime ndaj punonjësve të drejtësisë”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti.

Të gjithë ata që nuk e kanë kryer punën si duhet do të largohen nga institucionet e drejtësisë dhe ndaj tyre do te merren edhe masa ndëshkuese, varësisht nga rezultati i hetimeve.