Fundamenti

EULEX-i nuk i dha mbrojtje informatorit në rastin Limaj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

EULEX-i nuk i ka dhënë mbrojtje dhe status të informatorit një zyrtari të vet para se ta denonconte gjyqtarin Manuel Soares për anshmëri në rastin “Kleçka”, lidhur me gjykimin që do t’i bëhej Fatmir Limajt.

Ai kishte biseduar me një zyrtar të lartë të EULEX-it për këtë mundësi, po i ishte thënë se nuk mund ta marrë këtë status, shkruan “Koha Ditore”.

“Koha Ditore” ka një incizim që dëshmon bisedën në mes të këtyre dy zyrtarëve të EULEX-it.

Eco Higjiena

Paraprakisht, ai kishte dërguar disa e-mail për të njoftuar se kryetari i trupit gjykues, Manuel Suares planifikonte që më çdo kusht t’i dënonte të akuzuarit në rastin Kleçka, në krye me Fatmir Limajn. Kishte thënë se kjo shihej si mundësi për ta prishur bllokun e partive LDK, AAK dhe Nisma nën orkestrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, disa zyrtarëve të EULEX-it dhe Brukselit.

“Është diçka që e dëmton shumë Misionin. Personalisht as unë nuk do të isha kujdesur më pak për rezultatin e këtij rasti. Por unë mendoj se është frustuese që gjykatësit kishin ndarë mendjen për fundin (e procesit v.j.), madje pa i dhënë mbrojtjes mundësinë e drejtë për të dëgjuar. Për këtë do të isha shqetësuar më shumë”, thotë zyrtari i EULEX-it që raportonte ndërhyrjet në rastin “Kleçka”. Ai pyete se a mund të merrej vendim nëse i kishin dëshmitë, ende pa i lexuar ato.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.