FIDANISHTJA

EULEX-i nuk bën fushatë politike

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, në një bisedë me DW, ka thënë se misioni që ai drejton nuk bën fushatë politike.

Këto komente, Borchardt i bëri pasi kohët e fundit, misioni EULEX ka arrestuar Oliver Ivanoviqin dhe Dragoljub Delibashiqin në veri, Ukë Rugovën, ndërsa para dy ditësh ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të transporteve, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë.
Borchardt ka thënë se veprimet e fundit nuk kanë të bëjnë me guximin, porse thjeshtë janë hetime të një rrjedhe normale.
“Kjo s’ka të bëjë fare me marrjen e guximit. Hetimet e kanë një rrjedhë normale. Ndonjë herë ato përfundojnë shpejt, në rastet e tjera zgjasin më shumë, e ndonjëherë ndodh që nuk gjen dëshmitë e duhura për ngritjen e aktakuzës dhe një rast duhet të mbyllet”, ka thënë Borchardt.

Ai ka shtuar është thjeshtë rastësi që në disa javët e fundit kanë përfunduar disa procese të mëdha dhe që prokurorët kanë mbledhur materialin e mjaftueshëm për të lëshuar një fletarrest, siç ka ndodhur me rastin e Oliver Ivanoviqit dhe Delibashiqit, të cilët akuzohen për vrasje dhe krime lufte.
“Në rastin e Ukë Rugovës bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar dhe mashtrime, ndër tjerash edhe mashtrime të ambasadës italiane. Zoti Vllashkoviq akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e një polici të Kosovës. Ai është liruar me kaucion. Tani kemi edhe rastin e ish ministrit të Transportit dhe disa bashkëpunëtorë të tij, të cilët akuzohen për keqpërdorimin e postit dhe disa akuza të tjera”, ka thënë Borchardt.
I pyetur nëse EULEX po bën edhe politikë, sidomos në rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-ministrit Fatmir Limaj, vendim i cili erdhi në një moment kur ai dëshironte të shpallte krijimin e një partie politike, shefi i EULEX-it ka thënë se nëse misioni që ai drejton do të përzihej në çfarëdo mënyre në politikë, do të kishte shumë ankesa ndaj tij në Bruksel.

“Nëse unë do të përpiqesha në çfarëdo forme t’i influencojë politikisht prokurorët apo gjykatësit, ata do të ankoheshin në mënyrë masive kundër meje në Bruksel dhe në Berlin, me plot të drejtë. Ndaj unë nuk e bëj një gjë të tillë. Nuk kam as përshtypjen se prokurorët dhe gjykatësit këtu po i ndjekin interesat politike. Fjala është për raste, për të cilat prokurorët mendojnë se në një moment të caktuar kanë dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuzën”, u shpreh Borchardt.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se nuk ka informata të sakta se kur mund të fillojë procesi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve, por ka thënë se po përpiqen që proceset të fillojnë sa më parë.

Borchardt ka thënë se edhe më tej në Kosovë do të ketë një mision evropian, i cili sipas të gjitha gjasave prapë do të quhet EULEX, “ndonëse as kjo nuk është e sigurt”.

Shefi i EULEX-it ka thënë gjithashtu se misioni i tij, në fillim ka qenë i përqendruar që të zgjidhë problemet për Kosovën, “ndërsa së fundi po përpiqemi që të bashkëpunojmë sa më ngushtë dhe problemet t’i zgjidhim së bashku me institucionet e Kosovës”.
“Për shembull, rasti i djalit të ish presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova është një rast i realizuar nga Policia e Kosovës, të cilën ne e kemi mbështetur. Ka dhe shumë raste të tjera të ngjashme. Prej majit të kaluar nuk është bërë asnjë bastisje vetëm nga EULEX-i, por gjithmonë në bashkëpunim me policinë kosovare. Kjo është edhe filozofia ime e një mandati të ri: që ne të bëjmë sa më shumë së bashku me kosovarët”, ka thënë Borchardt.

I pari i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Bernd Borchardt, ka thënë gjithashtu se kanë hartuar së bashku me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in një plan sigurie për zgjedhjet në veri të Mitrovicës, “dhe do ta zbatojmë në mënyrë që zgjedhjet të kalojnë në qetësi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.