GRANDEMALL

EULEX-i, një dekadë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, do të jetë misioni më i gjatë i cili ka shërbyer në Kosovë. Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’ia zgjatë mandatin, deri në vitin 2018, duke bërë kështu që ky mision të qëndrojë në Kosovë përplot një dekadë. Ky vendim është kundërshtuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ndërsa është mirëpritur nga shumica e partive politike në vend.

“Kemi ardhur në përfundim që mandati i EULEX-it, të vazhdojë edhe për së paku dy vjet në Kosovë, që nënkupton deri në qershor të vitit 2018. Po ashtu, jemi pajtuar së bashku me BE-në që EULEX-i të transferojë një numër të konsiderueshëm të rasteve tek institucionet vendore të cilat konsiderohen të transferueshme dhe mund të trajtohen me sukses nga institucionet vendore”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se në këtë drejtim, Qeveria ka propozuar që një numër i rasteve të cilat kanë filluar më herët të mbeten në kompetencë në kuadër të EULEX-it dhe transferi i tyre të jetë në mënyrë diskrecionale nga EULEX-i për një arsyetim dhe llogaridhënie që mund të jetë te institucionet vendore, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Mobi Casa

Të nevojshme praninë e EULEX-it, në Kosovë e kanë parë edhe dy liderët e partive opozitare, ai i “Nismës për Kosovën”, Fatmir Limaj, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas kryetarit të “Nismës”, vazhdimi i mandatit të EULEX-it, është i nevojshëm, por, duhet të jetë me kapacitete të tjera. “Besoj se është i nevojshëm vazhdimi i mandatit të EULEX-it, natyrisht me një kapacitet të ndryshëm. Nuk e di se sa kanë negociuar dhe si kanë negociuar, prezenca e tyre është e nevojshme. Vetë fakti se gjendja në të cilën është vendi po tregon se në çfarë situate jemi. Imagjinoni kur një Gjykatë Kushtetuese i vlerëson dhe i karakterizon gjykatësit si një rrugaç kjo tregon më së miri si është drejtësia në këtë vend”, ka thënë Limaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.