ARKATANA

EULEX-i nis hetimet kundër Maria Bamieh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e divizionit ekzekutiv të EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe ushtruesja e detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Claudio Pala, kanë iniciuar një hetim penal kundër denoncueses së korrupsionit në EULEX, prokurores Maria Bamieh, shkruan sot Koha Ditore.

Burime nga EULEX-i kanë treguar se Novotna dhe Claudio kanë iniciuar hetimin javën e kaluar, duke bindur një prokuror vendës që të bëjë kërkesë zyrtare për t’ia hequr imunitetin asaj. Kërkesa pritet të shkojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Kërkesën duhet ta bëjë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Heqja e imunitetit mund t’i hapë rrugë një hetimi, një vit pasi prokurorja Bamieh u bë e njohur në publik pas raportimeve të “Kohës Ditore” për korrupsion në EULEX.

ARKATANA

EULEX-i ka konfirmuar kërkesën për heqje të imunitetit për një ish-pjesëtar të vet, ndërsa vendësit kanë heshtur për këtë çështje.
Dragana Nikoliq-Solomon, zëdhënëse në EULEX, nuk ka treguar se çfarë hetimi është duke u zhvilluar kundër prokurores Bamieh e as arsyen e kërkesës për heqje të imunitetit

http://koha.net/?id=27&l=83692

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.