RCCOLA

EULEX-i nën “komandën” e Zhbogarit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Bernd Borschardt, gjermani që aktualisht udhëheq misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX mund të mbetet pa punë.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se konsultimet që po bëhen me Brukselin për transformimin e misionit të BE-së kanë për qëllim pikërisht shuarjen e administratës udhëheqëse të misionit, duke e ndarë atë në tre njësi të ndryshme.

Eco Higjiena

Kësisoj, sipas të njëjtave burime, Bashkimi Evropian do të ketë tre njësi në Kosovë, por nuk do të ketë një mision të veçantë.

“Qëllimi është që të tre njësitë të jenë nën menaxhimin e Përfaqësuesit të BE-së në Prishtinë”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtarë i afërt me këtë proces…(Tribuna)