UBT

EULEX-i mund ta merr përsipër rastin e Gavriqit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

EULEX-i nuk ka mohuar mundësinë që të marrë përsipër rastin e Slobodan Gavriq, kur ai të paraqitet para Gjykatës.

Me rishikimin e mandatit të misionit evropian, prokurorët e gjyqtarët ndërkombëtarë nuk mund t’i marrin më automatikisht rastet vendësve, por një gjë e tillë prapë iu lejohet, raporton KTV.

Në bazë të ligjit për mandatin e EULEX-it, misioni duhet t’i drejtojë një kërkesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe pastaj anëtarët e tij të vendosin për t’ia transferuar rastin EULEX-it. Aty specifikohen disa vepra penale që mund t’iu kalojnë në kompetencë EULEX-it, e që është pikërisht edhe vepra për çka Gavriq po hetohet.

ARKATANA

Enver Peci që kryeson KGJK-në ka thënë për KTV-në se deri tani nuk kanë marrë kërkesë nga EULEX-i dhe se ligji nuk përcakton kohën, dhe kërkesa mund të bëhet në çfarëdo faze të procedurës.

Prokurorja Drita Hajdari është duke e hetuar shtetasin serb për veprën penale, përgatitje e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndërkaq nuk ka sqaruar se çfarë bashkëpunimi është duke e bërë me EULEX-in dhe nëse bashkë me Ministrinë e Drejtësisë planifikojnë të kërkojnë që Gavriq të ekstradohet në Serbi, ani pse parimisht një marrëveshje e tillë nuk ekziston mes shteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.