EULEX-i i pamëshirshëm ndaj Lirim Jakupit

I ka mbajtur gjashtë vjet burgim dhe pas përfundimit të dënimit, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Lirim Jakupi, nuk është lejuar që të shijojë lirinë.
Pritjet e familjarëve dhe miqve të tij paraditen e së premtes para burgut të Dubravës kanë qenë të kota, ngase me të dalë nga dera e burgut, Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004. (Zëri)