Eko Higjiena

EULEX-i do t’i trajtojë edhe 40 lëndë të profilit të lartë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Vazhdimi i mandatit duhet të votohet dhe do të votohet. Ne kemi nevojë për Evropën dhe jo Evropa për ne, prandaj duhet që ky proces të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë Koci, duke shpresuar që këto dy vitet e ardhshme do të jenë të fundit për EULEX-in.

Avokati Arianit Koci është pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it edhe për dy vitet e ardhme dhe më pas, sipas tij, më nuk do të ketë nevojë Kosova për një mision të tillë.

Ai në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ka thënë se në Kosovë aktualisht ka EULEX, por pa mandat.

“Sot në qytet është vërejtur një numër i madh i veturave të EULEX-it dhe si duket të gjithë janë në një lloj pushimi të dhunshëm, por shpresoj që kjo çështje shumë shpejt do të zgjidhet”, ka deklaruar Koci.

Eco Higjiena

Sipas tij, kjo situatë ka ardhur për shkak të një neglizhencë mes dy palëve, vendore dhe ndërkombëtare, dhe këtu po e pëson Kosova, po e pësojnë më së shumti të pandehurit meqë po ju shkelen të drejtat për gjykim të drejtë dhe kohë të arsyeshme.

“Vazhdimi i mandatit duhet të votohet dhe do të votohet. Ne kemi nevojë për Evropën dhe jo Evropa për ne, prandaj duhet që ky proces të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë Koci, duke shpresuar që këto dy vitet e ardhshme do të jenë të fundit për EULEX-in.

“EULEX i ka në pritje edhe rreth 40 lëndë të profilit të lartë”, ka thënë ai.

Koci nuk e ndërlidh vazhdimin e mandatit të EULEX-it me Gjykatën Speciale. Ai thotë se Specialja e ka dinamiken e vet dhe nuk ka lidhje me EULEX-in. Me ligjin mbi Gjykatën Special, sipas tij, edhe Policia e Kosovës e ka për obligim që t’i asistojë këtij institucioni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.