GRANDEMALL

EULEX-i dhe Tribunali votohen në pako

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjykata do të themelohet me të njëjtat instrumente që do t’i sigurojnë mandat shtesë misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, është autoriteti që do të kërkojë nga Bashkimi Evropian themelimin e një gjykate të veçantë për të gjykuar personat përgjegjës për krimet më serioze që pretendohet se jenë kryer përgjatë viteve 1998 – 2000 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e që janë të evidentuara në raportin e senatorit Dick Marty. Do ta bëjë këtë, pa pasur qëndrimin paraprak të Kuvendit – shkruan ‘Koha Ditore’.

ARKATANA

Gjykata do të themelohet me të njëjtat instrumente që do t’i sigurojnë mandat shtesë misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Do të bëhet nëpërmjet këmbimit të letrave ndërmjet presidentes Jahjaga dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, baroneshës Catherine Ashton. Draftet janë finalizuar tashmë.

Të hënën në mëngjes, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i ka vënë në dijeni përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe ata të subjekteve politike me përmbajtjen e letrave. Pas shkëmbimit, ato do të votohen në Kuvend, në formë ligji për ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare. Që votimi të dalë i suksesshëm, kërkon votat e dy të tretave të deputetëve. Mbështetur në draftin e letrës se presidentes Jahjaga, ftesa e saj e adresuar BE-së do të mbështesë EULEX-in në Kosovë nën mandatin e tij aktual deri më 15 qershor 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.