UBT

EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala

/ 2 minuta lexim

Prishtinë – Misioni evropian ia ka “vënë synin” edhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni Ahmet Shalës. Ai dyshohet për veprimtarinë e tij gjatë kohës sa ishte drejtues i Agjencionit Kosovar të Privatizimit në kohën e UNMIK-ut. Fjala është për disa transaksione dhe dyshime në procesin e shitjes së pasurisë së Kosovës, më konkretisht të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” në Suharekë në një sipërfaqe prej 1680 hektarësh dhe për ndryshimin e destinimi të Fabrikës së gomave të plastikës “Ballkan” nga Suhareka, shkruan sot gazeta “Bota sot”.

Fazli Morina, konkurues dhe fitues i tenderit të privatizimi të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” i ka ofruar gazetës “Bota sot” një dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e kurdisjes së procesit të tenderimit dhe shitjes së kësaj pasurie të komunës së Rahovecit.

Morina përveq se i ka ofruar EULEX-it këtë dokumentacion, ai ka përfshirë si të dyshuar në këtë proces edhe Blerim Kuçin kryetarin aktual të komunës së Suharekës dhe një person tjetër që ka lidhje miqësore me Ahmet Shalën.

Mobi Casa

Ambasadori Ahmet Shala është akuzuar edhe më parë si i dyshuar në procesin e privatizimit të aseteve dhe pasurisë së Kosovës në kohën e UNMIK-ut.

Ai për një kohë të gjatë ka qenë zëvendësdrejtues i AKP-së e më pas edhe drejtor i Bordit të AKP-së, madje i paguar në cilësinë e zyrtarit ndërkombëtar.

Megjithatë burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se EULEX madje ka kërkuar konfiskimin e pasaportës së ambasadorit Ahmet Shala./koha/