ARKATANA

EULEX hedhë poshtë kallëzimin kundër Qemajl Mustafës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – EULEX-i së bashku me Prokurorinë Themelore të Gjilanit Departamenti për krime të rënda ka hedhur poshtë pretendimet se Qemajl Mustafa ka shpërdoruar detyrën zyrtare me rastin e organizimit të ekskursionit në Shqipëri. Këtë vendim organet hetuese e kanë marrë më 23 maj 2013.

Pas shumë përfoljeve dhe dyshimet nga më të ndryshmet Qemajl Mustafa fiton edhe një betejë karshi akuzave e dyshimeve të ngritura nga EULEX-i dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Një vendim i fundit i EULEX-it dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit që mbanë datën 23 maj 2013 të nënshkruar nga Nina Granda prokurore e EULEX-it dhe Agron Uka prokuror i shtetit thuhet senë mungesë të provave hidhet poshtë kallëzimi penal kundër të dyshuarit Qemajl Mustafa .

Në arsyetimin e këtij aktvendimi thuhet se prokuroria e shtetit ka autorizuar policinë gjyqësore ku kanë kryer intervistat me të dyshuarit për shkak të një pretendimi se Qemajl Mustafa kishte kryer një vepër penale që lidhet me shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimit.

FIDANISHTJA

Sipas vendimit thuhet se pretendimet faktike lidhen me një rast tenderimi rreth një ekskursioni të shkollave të mesme të Gjilanit. Nga Afrim Zeqiri pretendohej se kryetari i Gjilanit i ka ofruar 5000 euro përfaqësues i njërës prej kompanive në mënyrë që ky të tërhiqet nga ai proces.

Policia gjyqësore ka intervistuar Afrim Zeqirin më 9 tetor 2012. Zeqiri i ka thënë policisë se me Qemajl Mustafën është takuar në një kafene të Gjilanit. Zoti Qemajl Mustafa është intervistuar më 11 janar të viti 2013 dhe ka mohuar t`i ketë ofruar Afrim Zeqirit 5000 euro.

Gjithashtu rreth këtij rasti është intervistuar edhe dëshmitari Bajram Qorroli më 15 tetor 2012 i cili i ka deklaruar policisë se Qemajl Mustafa nuk i ka ofruar Afrim Zeqirit 5000 euro. Policia ka intervistuar edhe Bujar Nevzatin, Zekirja Sefën, Zejnullah Zejnullahun, Halim Vranovcin, Bardhyl Sylën dhe asnjëri prej këtyre dëshmitarëve nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi se Qemajl Mustafa i ka ofruar 5000 euro Afrim Zeqirit.

EULEX-i ka marrë për bazë dhe bazën ligjore sipas së cilës dëshmia e vetme është ajo e Afrim Zeqirit i cili edhe realisht nuk ka vërtetuar provat dhe pretendimet e tija, andaj nuk ka asnjë dëshmi apo provë se Qemajl Mustafa ka shpërdoruar detyrën zyrtare thuhet në vendim prandaj e hedhim poshtë kallëzimin penal në mungesë të provave kundër Qemajl Mustafës thuhet në arsyetim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.