Uji Dea

EULEX: Asanaj u vetëvra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – “Rezultatet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përvecse vetëvrasjes”. Kjo është përgjigja e zyrës ligjore të Eulex-it në lidhje me vdekjen tragjike të shefit të AKP-së Dino Asanaj katër ditë më parë, raporton Top Channel.

Ndërkaq burime zyrtare në kushte anonimiteti bëjnë të ditur se raporti i mjekësisë ligjore për këtë ngjarje ende nuk është finalizuar. Eulex-i mundi të konfirmojë vetëm rezultatin e autopsisë e po kështu edhe komisionin e njerëzve në prezencën e të cilëve është kryer autopsia e trupit të shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Një mjek i Eulex-it ka qenë pjesë e komisonit i cili e ka kryer autopsinë. Autopsia është kryer në prezencë të një prokurori të Eulex-it dhe një prokurori vendor. Gjetjet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përpos vetëvrasjes”, thuhet në deklaratën e shkurtër për Top Channel të zëdhënësit të Eulex-it, Blerim Krasniqi.

Hidromorava

Nga ana tjetër hetimet për këtë rast po vazhdojnë në mënyrë intensive tha prokurori i lëndës Blerim Jusufaj. I pyetur nëse janë zbuluar arsyet të cilat mund ta kenë cuar të ndjerin Dino Asanaj të kryej vetëvrasjen, prokurori Jusufaj tha nëpërmjet telefonit se është ende herët të flitet për këtë cështje.

Ai tha se ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë dhe hetimet ende janë të koncentruara në rrethanat e vdekjes së Dino Asanajt. Bëhet e ditur se për zbardhjen e këtij rasti është i angazhuar edhe prokurori Paskal Persons nga Eulex-i.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.