Eko Higjiena

EULEX: Arrestimi ndodhi për shkak se rrezikoheshin dëshmitarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Derisa ka kaluar dita e dytë prej që paneli gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë të vendosin që shtatë të arrestuarit e ish UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, t’u ndryshohet masa e arrestit, nga ai shtëpiak në paraburgim për 30 ditë, misioni BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, sqaron arsyet përse u ndryshua kjo masë.

Në një përgjigje zyrtare për “Zhurnal”, EULEX-i konfirmon se; “arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre (të të arrestuarve) mbi dëshmitarët”.

EULEX-i sqaron se një panel gjyqtarësh i përbërë nga vendorë e ndërkombëtarë të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë ndaj shtatë të arrestuarve, të dyshuar për krime të luftës kundër popullatës civile.

“Paneli ka pranuar ankesën e prokurorit special dhe ka refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke vendosur masën e paraburgimit për shtatë të arrestuarit”, sqaron EULEX-i në përgjigjen zyrtare për agjencinë “Zhurnal”.

“Arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre mbi dëshmitarët. Gjykata e Apelit konkludoi se duke marrë parasysh rrethanat specifike, vetëm paraburgimi mund të mjaftojë si mbrojtje kundër rreziqeve të manipulimit me prova”.

Mobi Casa

Rasti është duke u hetuar nga prokurori special i EULEX-it nga zyra e Prokurorit Special të Kosovës.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar të premten në mbrëmje shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.

Që nga 25 maji ata ndodheshin në arrest shtëpiak, ndërsa pas ankesës së prokurorit special të EULEX-it, Mauricio Salustro Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoi masën e arrestit shtëpiak me paraburgim.

Të arrestuarit janë ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe pesë ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.