KKVITI

Etrit Berisha pezullohet 3 muaj?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjithmonë e më shumë forcohen zërat se portieri shqiptar i Lazios, Etrit Berisha mund të skualifikohet tre muaj për shkak të kontratës paraprake që ai kishte nënshkruar me skuadrën e Chievo Veronas.

Edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar, e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” thekson se gjatë ditëve të ardhshme, Federata Ndërkombëtare mund të marrë në shqyrtim çështjen e gardianit kuqezi. Ish portieri i Kalmarit që ka nënshkruar një kontratë me skuadrën venete në 28 Qershor, e cila do të hynte në fuqi në 1 janar 2014 rrezikon të qëndrojë në tribunë për 90 ditë nëse Chievo Verona do të fitojë çështjen.

Eco Higjiena

Në këtë mënyrë, shoqëria bardhekaltër ka nisur kërkimin për një portier të dytë dhe emri më i lakuar është argjentinasi i Catanias, Andujar por edhe braziliani i Milanit, Grabriel pasi Tomas Strakosha nuk konsiderohet si një zgjedhje e dytë nga trajneri Edy Reja.

Gjithsesi, ka menduar avokati i Lazios, Gian Michele Gentile për të qetësuar situatën, pasi sipas tij, nuk parashikohet asnjë masë ndëshkimore ndaj portierit të kombëtares shqiptare dhe të gjithë zërat e dalë ditët e fundit nuk mbështeten në asnjë hipotezë të besueshme. Etrit Berisha u transferua te skuadra romane gjatë kësaj vere pas disa viteve të kaluara të suedezët e skuadrës së Kalmarit.