Etrit Berisha me SPAL-in e mposht Veselin në Serie B
Ka përfunduar ndeshja e vetme e ditës në Serie B ndërmjet Spal dhe Salernitana, raporton “Zeri.info”.
Spali ka arritur të mposht Salernitanan me rezultat të pastër 2:0 në shtëpi.
Në këtë takim u paraqitën edhe dy futbollistët shqiptar, Etrit Berisha dhe Frederik Veseli.
Berisha ishte në portë për Spalin në këtë fitore, kurse Veseli ishte në krahun e majtë të mbrojtjes për skuadrën e tij.
Spali i Etrit Berishës ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 12 pikë.
Ndërsa, Veseli me skuadër është një vend më poshtë me 11 pikë të grumbulluara deri më tani në Serie B. /Zeri.info

