ARKATANA

Etrit Berisha, lojtari më i mirë kuqezi i kualifikueseve ‘Euro 2016’

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Tifozët e kombëtares, përveç informimit në kohë reale për çdo zhvillim në kampin kuqezi, sidomos pas arritjes historike, kualifikimit, kanë patur mundësi të japin votën e tyre për lojtarët e kombëtares shqiptare, që ishin pjesë e këtij suksesi të madh, duke iu përgjigjur pyetjes “Cilin nga lojtarët kuqezinj vlerësoni më shumë në këto kualifikuese?”

Sipas mbështetësve të kombëtares sonë, njëherazi edhe lexues të “Telesport.al”, Etrit Berisha rezulton më i votuari, me 29.5 % të pëlqyeshmërisë.

Një shifër mjaft e konsiderueshme, diçka më pak se 1/3 e tërë votave të përgjithshme të këtij sondazhi. Në fakt, portieri ynë kuqezi ka qenë lider i vërtetë edhe në fushën e lojës. Përveçse i ka luajtur të gjitha kualifikueset, ai ka qenë vendimtar me pritjet e kryera

Etrit Berisha rezulton lojtari më i mirë i fushatës kualifikuese të “Euro 2016” për kombëtaren shqiptare. Ky është përfundimi i sondazhit të zhvilluar nga “Telesport.al”, i hapur që prej fitores ndaj Armenisë dhe kualifikimit direkt për në Europianin e Francës e deri më sot.

Tifozët e kombëtares, përveç informimit në kohë reale për çdo zhvillim në kampin kuqezi, sidomos pas arritjes historike, kualifikimit, kanë patur mundësi të japin votën e tyre për lojtarët e kombëtares shqiptare, që ishin pjesë e këtij sëuksesi të madh, duke iu përgjigjur pyetjes “Cilin nga lojtarët kuqezinj vlerësoni më shumë në këto kualifikuese?”

Natyrisht, nuk pretendojmë se kjo është një e vërtetë absolute, shterruese, sepse mund të ketë subjektivitetin e kujtdo tifozi në gjykim, nuk bazohet në faktorë e matje sportive, apo futbollistike, por vilet mendimi i të ashtuquajturit “lojtari i 12-të”, ndërsa kushtëzimi ka qenë një “IP” kompjuteri për një votë. Pra, nga një kompjuter nuk mund të votoje më shumë se 1 herë.

FIDANISHTJA

Sipas mbështetësve të kombëtares sonë, njëherazi edhe lexues të “Telesport.al”, Etrit Berisha rezulton më i votuari, me 29.5 % të pëlqyeshmërisë. Një shifër mjaft e konsiderueshme, diçka më pak se 1/3 e tërë votave të përgjithshme të këtij sondazhi.

Në fakt, portieri ynë kuqezi ka qenë lider i vërtetë edhe në fushën e lojës. Përveçse i ka luajtur të gjitha kualifikueset, ai ka qenë vendimtar me pritjet e kryera, duke na dhënë pikë të çmuara.

Mjafton të kujtojmë qëndresën gati heroike të tij në Portugali dhe Danimarkë, përkarshi sulmeve të panumërta të kundërshtarëve, për të kuptuar rëndësinë që ka Etrit Berisha në kombëtaren tonë.

Vetëm 5 gola të pësuar nga portieri kuqezi në fushatën eliminatore të “Euro 2016”, tre prej të cilëve në dy ndeshjet fatkeqe, ndaj Portugalisë dhe Armenisë, ku ndëshkimi për ne erdhi në minutat shtesë.

Pas Etrit Berishës, në pëlqyeshmërinë e tifozëve të kombëtares del i dyti Taulant Xhaka, me 15.7 % të votave. Një titullar i rregullt në këto kualifikuese për kuqezinjtë, që e ka “çimentuar” pozicionin në mesfushë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.