UBT

Etrit Berisha flet si portier i Spal: Dua të rritem edhe më shumë

/ 2 minuta lexim

Etrit Berisha iu bashkua skuadrës italiane Spal nga Atalanta ditë më parë.

Portieri shqiptar është huazuar për një vit, por Spal ka për obligim blerjen e tij.

Prishtinasi ka folur për herë të parë si futbollist i Spal, duke thënë fillimisht se i njeh disa nga bashkëlojtarët e tij.

“Unë mendoj se eksperienca shërben më së shumti në fushë. Unë tashmë njoh disa nga djemtë e ekipit dhe si kur jemi në fushë, gjithashtu do të duhet të bashkohemi në dhomat e zhveshjes”.

RCCOLA

“E rëndësishme do të jetë krijimi i një grupi, sepse Seria A është një kampionat i vështirë dhe ne do të duhet të përpiqemi të qëndrojmë së bashku, me qëllim që të arrijmë rezultatet”.

Tutje Berisha foli edhe për pikat e tij të forta, duke thënë se dëshiron t’i përmirësoj gabimet.

“Duhet të përmirësohem në gabimet e mia, por edhe në pikat e forta të stërvitem gjithnjë e më shumë për të qenë në gjendje të jap një kontribut më të madh për ekipin”.

“Personalisht unë ende mund të bëj një hap para në cilësi dhe kuptova menjëherë se kjo mundësi do të ishte mundësia e duhur për t’u përmirësuar si portier. Unë dua të rritem përsëri dhe të bëj gjërat e duhura”, deklaroi Etrit Berisha. /Telegrafi/