FITORJA

Etrit Berisha drejt Turqisë

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Etrit Berisha mund të largohet nga futbolli italian pas një kohe të gjatë.

Portieri kosovar në fakt mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Sipas mediave italiane, përfaqësuesi shqiptar ka marrë ofertë nga Galatasaray.

Duke e pasur parasysh se në Turqi afati kalimtar dimëror u zgjat edhe për 10 ditë, për shkak të tërmetit të tmerrshëm që e goditi këtë vend, për prishtinasin ka ende shpresa që do të largohet nga “Granata”, shkruan “Gazeta Express”.

Eco Higjiena

Kjo për faktin se ai nuk po ka hapësira për të qenë titullar, duke e pasur parasysh se trajneri Ivan Juric po i beson më shumë portierit serb, Vanja Milinkovic-Savic.

Prej gushtit e këndej, Berisha ka përfunduar kryesisht në bankinë në Torino.

E pas lëndimit të portierit Muslera, Galatasaray i ka vënë sytë kah ish-portieri i Lazios, i cili do të ishte i gatshëm të transferohet në klubin nga Stambolli.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë lëvizje konkrete në këtë drejtim. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.