United Hospital

Etrit Berisha bëhet me skuadër të re, mbetet në Serie A

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Etrit Berisha është portier i ri i Empolit, edhe pse duhet pritur edhe për disa orë deri te zyrtarizimi i tij.

Portieri shqiptar do të largohet nga Torino pas dy viteve qëndrim, edhe pse sezoni i fundit nuk ishte më i miri.

Prishtinasi kishte marrëdhënie të tensionuara me trajnerin Juric dhe nuk u aktivizua fare në asnjë ndeshje as në kampionat, por as në Kupën e Italisë.

34-vjeçari është transferuar te Empoli, ku do të gjejë edhe dy futbollistë të tjerë kuqezi si Ardjan Ismajli dhe Stiven Shpendi.

HW

Lëndimi i rëndë i portierit të Empolit, Caprile, që do të qëndrojë larg fushave për disa muaj, ka detyruar presidentin e toskanëve që të hyjë në tregun e transferimeve dhe të afrojë Berishën në klub.

Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë një vjeçare, me Berishën që do të kryejë sot testet mjekësore dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Zanetti.

Gardiani kuqezi pritet të jetë portieri titullar i Empolit deri në rikthimi ne Caprile, teksa ky është një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren Shqiptare, duke qenë se krahas Berishës, edhe Strakosha nuk luan titullar prej më shumë se një viti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.