FITORJA

Ethet e së premtes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të takojë në Bruksel homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq për të diskutuar rreth “modaliteteve rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet të të dyja vendeve”, ndërkohë që nuk do të ketë takim të delegacioneve të nivelit teknik, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se sot nuk ka takim të nivelit teknik, por vetëm të atij politik.

Ndërsa ditë më parë zyra e presidentit ka bërë të ditur për “Zërin” se në takimin e së premtes nuk diskutohet për “korrigjimin e kufijve”, por për “modalitetet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”.re

Në lidhje me çështjet që do të diskutohen në Bruksel nuk është e njoftuar opozita e vendit. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se disa takime në Bruksel po fshihen nga qytetarët.

FIDANISHTJA

“Ka filluar mbrapsht kjo punë dhe është vështirë për t’ia gjetur fillin tani. Është dashur të bisedohet bashkërisht, së pari të bëhet një platformë, një ekip dhe pastaj të mos jenë me një anë presidenti dhe në anën tjetër ekipi. Sipas Vetëvendosjes, kjo punë nuk ka filluar siç duhet dhe po shpresojmë që të rregullohet, por vështirë. Si zakonisht që as ne dhe as opinioni i Kosovës nuk e dimë se çfarë do të diskutohet në Bruksel, pasi kur janë takimet publike temat nuk janë të njohura për publikun e nganjëherë po ndodhin edhe takime të fshehta, kështu që ne nuk dimë asgjë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Vetëvendosja gjithmonë ka bërë kërkesë që paraprakisht të bëhen publike temat që do të diskutohen në Bruksel.

Kurse Violeta Haxholli, hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se çështja e kufijve, si dhe ajo e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ndonëse po thuhet që nuk do të diskutohen në Bruksel, ato janë çështjet kryesore të cilat po fliten aktualisht. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.