FITORJA

Esma Fera, shkencëtarja shqiptare në Amerikë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Esma Fera mban titullin e delegates së shquar të Universiteteve amerikane në OBSH në Nju-Jork.


Albinfo.ch ju sjell një tjetër histori frymëzuese të studentes nga Kosova, Esma Fera, e cila është zgjedhur asistente në Universitetin ‘New Haven’ në SHBA. Ajo merret me kërkime shkencore për kancerin në vezore dhe është pjesë e kompanisë ‘AstraZeneca’.

Esma ka lindur në vitin 2002 në fshatin Karaçevë në Kosovë. Që e vogël vajza kuptoi se ishte e apasionuar pas shkencës së gjenetikës, biologjisë dhe kodit gjenetik të njeriut, për të riparuar kështu strukturën e ADN-së.

”Pasi përfundova shkollën e mesme në Kosovë, kuptova se prirjet e mia dhe infrastruktura në Kosovë nuk përkonin, kështu që vendosa të aplikoja për të ndjekur ëndrrën time në Shtetet e Bashkuara, ku dhe jetoj prej tre vitesh”, e nis kështu intervistën Esma, duke shtuar se falë pasionit për shkëncën sot është pjesë e Universitetit të New Haven, ku studion për Biologji Molekulare dhe Qelizore.

Tutje kalimi në sistemin arsimor amerikan i hapi vajzës së re një mundësi në rrugëtimin shkencor.

FITORJA

“Sipërmarrja ime e parë kërkimore përfshinte zbulimin e Parvovirusit B-19 në mostrat e zemrës së njeriut, duke tërhequr vëmendjen për potencialin novator. Kjo më hapi rrugën për të shfrytëzuar aftësitë e mia të biologjisë molekulare në një rol kërkimor në Shkollën e Mjekësisë Yale”, shtoi ajo, ndërsa tha se aktualisht është në prag të publikimit të zbulimeve të saj të reja në fushën e gjenetikës.

E pyetur nga moderatorja për mundësinë e shërimit të sëmundjeve nëpërmjet ndërhyrjes genetike në qeliza, Esma përgjigjet:

“Po, është e mundur, mund të këputet një gjen në atë segment të ADN-së që ka një problem dhe aty mund të eleminohet trashëgimia, kjo metodë po përdoret në biologjinë molekulare dhe unë e përdor në laboratorin tim”, u shpreh Esma, duke shtuar se nëpërmjet kësaj metode, mund të ndalojmë mutacionet gjenetike të qelizave kancerogjene në trupin e një njeriu.

Përtej kërkimeve shkencore, ajo shfrytëzoi mundësinë për t’u praktikuar në AstraZeneca, një kompani prestigjioze bio-farmaceutike.

“Besimi im në fuqinë e shkencës ushqen dëshirën për të ndjekur një doktoraturë, me një vizion për përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimeve për pacientët me sëmundje të rralla dhe ata që vuajnë nga kanceri”, tha shkencëtarja e re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.