ARKATANA

“Eskalimi i situatës së sigurisë do të largonte mundësinë e zgjedhjeve”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vija kufitare me Malin e Zi, ka qenë arsyeja që në shumë raste protestat nuk kanë munguar në vend. Kundërshtimin opozitar që gjeti kjo çështje ka vazhduar për një kohë të gjatë e vazhdon të jetë i njëjtë edhe sot.

Paralajmërimi i kryeministrit Isa Mustafa për vënie në Kuvendin e Kosovës të demarkacionit me Malin e Zi u bë menjëherë pas kërkesës së deputetëve për mbajtje të seancës për Mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, e paralajmëruar për ditën e mërkurë.

E gjithë këto çështje do të mund të sillnin edhe kundërshtime në vend, të paraqitura përmes formave protestuese siç ka ndodhur në shumë raste më parë.

Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë duke komentuar gjendjen e sigurisë në vend përgjatë shqyrtimit të këtyre dy çështjeve ka thënë për Indeksonline se demarkacioni dhe Mocioni për Mosbesim të Qeverisë duhet të shihen si çështje të ndara dhe jo ndikuese ndaj njëra-tjetrës.

FITORJA

Sipas tij në veçanti, në aspektin e tensionimit dhe rëndimit të sigurisë në vend, këto dy çështje duhet të trajtohen si të veçuara.

“Sigurisht se ndërlidhja e këtyre nuk është korrekte dhe nuk ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të vendit. Unë mendoj se eskalimi i situatës së sigurisë do të largonte mundësinë e zgjedhjeve. Nëse demarkacioni procedohet të martën dhe disa deputetë opozitarë mund të artestohen, atëherë ngushtohen mundësia për 61 vota pro në seancën e të mërkurës”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij derisa Mocioni për mosbesim nuk mund të shtyhet, kundërshtimi politik duhet të jetë racional dhe të mos ndërlidhet me tensionim të sigurisë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.