ARKATANA

Është shtyrë për një seancë tjetër raporti financiar janar-qershor 2025, kurse kuvendarët formojnë Komisionin për ndarjen e bursave për studentë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ndërkaq, me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Kuvendi ka anuluar vendimet nr. 01.016-35338/25 për caktimin e lokacionit dhe ndarjen e sipërfaqes së tokës për kullën muze “Agim Ramadani” në Zhegër, 01.nr. 016-48266/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Kadrush Sylës në lagjen “Dheu i Bardhë”, 01.nr. 016-48303/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës të Hisnije Halimit nga Zhegra dhe vendimin 01.nr. 016-48307/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Nexhmedin Ibrahimit nga Përlepnica.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të enjtes, e cila është e fundit e rregullt para pushimeve verore, ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë me përbërje nga të gjitha partitë politike, derisa ka shtyrë për një seancë tjetër raportin financiar janar-qershor 2025.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka miratuar edhe raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve, të cilin e ka prezantuar Blerim Haziri (VV), iniciativën për ndërrimin e destinimit të parcelave të Bllokut “H” nga PRRU “Qendra-1”, kërkesën për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera 2025 dhe kërkesën e OVL UÇK-së për shpalljen Nderi i Qytetit të dy veteranëve të luftës, Pajazit Zymberi dhe Fatmir Mehmeti.

Ndërkaq, me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Kuvendi ka anuluar vendimet nr. 01.016-35338/25 për caktimin e lokacionit dhe ndarjen e sipërfaqes së tokës për kullën muze “Agim Ramadani” në Zhegër, 01.nr. 016-48266/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Kadrush Sylës në lagjen “Dheu i Bardhë”, 01.nr. 016-48303/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës të Hisnije Halimit nga Zhegra dhe vendimin 01.nr. 016-48307/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Nexhmedin Ibrahimit nga Përlepnica.

ARKATANA

Në këtë seancë, Kuvendi ka anuluar edhe Rregulloren për sistematimin e vendeve të punës, pasi kryesuesi Kadriu tha se nuk janë përmbushur afatet ligjore, duke thënë se e njëjta do të procedohet për votim pas pak ditësh.

Ndërkohë, Korniza Afatmesme Buxhetore KAB 2026-2028, e cila u propozua nga shefja e grupit të VV-së, Krenare Latifi Kqiku, është shtyrë për seancën e shtatorit.

Në këtë mbledhje, përmes pyetjeve e rekomandimeve kanë kontribuar edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Krenare Latifi Kqiku, Ekrem Kryeziu, Ismajl Kurteshi, Latif Maliqi, Gresa Avdiu, Muhadin Haziri, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Nazim Gagica e Arbër Musliu, të cilëve u janë përgjigjur drejtorët komunalë, Hekuran Rapuca, Kushtrim Zeqiri, Bejtulla Osmani, Bekim Salihu e Ali Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.