Hidromorava

Është promovuar Projekti REBUS në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Është bërë promovimi i aktiviteteve të Projektit ERAMSUS + REBUS në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan.

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dukagjin Leka, në emër të Rektorit të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, përshëndeti të pranishmit.

Ai njëherësh duke folur për projektet e UKZ dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, inkurajojë stafin akademik e administrativ si dhe studentët e UKZ-së që të jenë pjesë e rritës së Universitetit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe arritjes së rezultateve edhe më të mëdha në të ardhmen.

Uji Dea

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevdet Thaqi, në cilësinë e Partnerit në këtë projekt të programit ERASMUS+, tha se ka realizuar dhe synon të realizojë objektivat e Projektit REBUS duke bashkëpunuar me Universitetet tjera Partnere në këtë projekt me qëllim të zhvillimit të aktivitetit në fushën e aftësimit të studentëve të kompjuteristikës për ndërmarrësi, kompetente dhe dixhitalizim të shërbimeve dhe aktiviteteve biznesore.

Dekani Thaqi gjithashtu njoftoj se është hapur thirrja për zgjedhjen e 13 studentëve të UKZ për vizitë studimore në Graz të Austrisë në kuadër të projektit REBUS.

Në ndërkohë është bërë promovimi i Laboratorit të informatikës i cili është Donacion i ERASMUS+ dhe është hapur ekspozita e aktiviteteve të FSHK në projektet ndërkombëtare REBUS, Green Tech WB etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.