Eko Higjiena

Është përuruar rruga për fshatin Vernakollë, një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me një solemnitet të veçantë, sot është përuruar rruga që lidh fshatin Vernakollë me rrjetin kryesor rrugor të komunës së Vitisë, një investim ky që lehtëson dukshëm lëvizjen e banorëve dhe përmirëson infrastrukturën lokale.

Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të cilët bashkë me banorët e zonës mirëpritën përfundimin e këtij projekti me rëndësi të madhe për komunitetin.

Haliti, në fjalën e tij, theksoi se komuna e Vitisë po vazhdon me përkushtim të realizojë projekte infrastrukturore në të gjitha fshatrat, me qëllim të zhvillimit të balancuar dhe rritjes së cilësisë së jetës për qytetarët.

Fundamenti

Ai kujtoi gjithashtu se vetëm një vit më parë është përuruar edhe rruga alternative në Stubëll, e cila lidh mes veti fshatrat Stubëll të Epërme, Stubëll të Poshtme dhe Goden, një projekt tjetër i rëndësishëm që ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe bashkimin e komuniteteve lokale.

Përurimi i rrugës për Vernakollë u shoqërua me urime nga banorët, të cilët e vlerësuan këtë investim si dëshmi të përkushtimit të komunës për zhvillimin e zonave rurale dhe për lehtësimin e jetës së përditshme të tyre.

Ky projekt, i realizuar me financim nga buxheti komunal, përbën një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në territorin e komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.