KKVITI

Është përhapur në masë të madhe, mirëpo cila është e vërteta e tumerikut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kohëve të fundit, tumeriku është bërë një nga produktet natyrale më të përdorura për trajtimin e shumë problemeve. Ky produkt, i cili ka origjinë nga India, është bërë pjesë e shumë suplementeve, lëngjeve dhe produkteve të bukurisë.

Pretendohet se ai ka ndikim të madh në lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e funksioneve të trurit dhe luftimin e kancerit, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2002, tumeriku thuhet se gjithashtu katalizon prodhimin e insulinës në qelizat e pankreasit dhe kontrollon sasinë e sheqerit në gjak. Në këtë studim, disa njerëzve që ishin në fazat e hershme të diabetit iu është dhënë një hap me përmbajtje të tumerikut dhe pas nëntë muajve asnjë prej tyre nuk kishte zhvilluar tipin 2 të Diabetit. Kjo tregon se tumeriku ka aftësi të parandalimit të kësaj sëmundje.

Mobi Casa

Në një studim tjetër të bërë në vitin 2015 u konkludua se “ Substanca përbërëse e tumerikut zvogëlon nivelet e proteinave dëmtuese për organizmin si dhe ka potencial në luftimin e inflamacioneve”.

Për t’i vërejtur këto efekte nevojitet një sasi e madhe e tumerikut. “Unë jam një adhurues i përbërësve natyral të ushqimeve, mirëpo në çështjen e tumerikut, ju duhet të konsumoni një sasi shumë të madhe të tij për të vërejtur pak efekt”, tha Profesor Hewlings. Kjo do të thotë se sasia e tumerikut që e marrim në produkte që thuhet se përmbajnë tumerik, është aq e vogël sa që efektet e tij nuk arrijnë në organizëm. /Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.