United Hospital

“Është nder për Kosovën të luajë me një kombëtare si Zvicra”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse thotë se për “Dardanët” është një nder të paraqiten me një Kombëtare si Zvicra.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të përballet me Kombëtare të forta, në mënyrë që ta shohë veten se në çfarë niveli gjendet, shkruan “Gazeta Express”.

“Zvicra kohëve të fundit është një super-ekip dhe do të jetë një ndeshje interesante. Në të njëjtën kohë, për ne do të jetë një test dhe matës që ta shohim nivelin tonë, që ta shohim se sa mund të krahasohemi me kombëtare më të mëdha se Kosova. Për ne është me shumë rëndësi të luajmë me Kombëtare të mëdha si Zvicra”, deklaroi trajneri francez në konferencë për shtyp.

United Hospital

Për Kosovën kjo do të jetë një ndeshje e veçantë duke e pasur parasysh se tek Zvicra luajnë Shaqiri e Xhaka dhe që te Kosova luajnë lojtarë që janë rritur në Zvicër.

Krahas Zvicrës, Kosova këtë muaj do të luajë me Burkina Fason. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.