ARKATANA

Është martuar Dafina Dauti

/ 2 minuta lexim
HW

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja Dafina Dauti ka njoftuar se është martuar. Gjatë të dielës, në profilin e saj në Facebook, ajo ka bërë të ditur se është martuar.

Duke qenë se jeta private e saj jo rrallë herë përfshihet në faqet rozë, në një intervistë për Telegrafin, Dafina kishte konfirmuar lidhjen e saj të re me këngëtarin Tafil Kurtishi.

“Është përfolur dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”, kishte deklaruar këngëtarja.

Uji Dea

Njëherësh, ajo kishte treguar edhe si erdhi deri te takimi me tash burrin e saj, i cili duket të ketë qenë një moment shumë romantik në një qytet bregdetar.

“Jemi njoftuar në Shëngjin. Kemi qenë bashkë në një mbrëmje muzikore, pasi që të dy jemi këngëtarë. Më pas, kemi pasur edhe mbrëmje tjera bashkë dhe kemi pasur mundësi akoma më shumë të njihemi më mirë dhe sot ja ku jemi, dy të dashuruar”, kishte thënë tutje Dafina.

Ndryshe, këngëtarja është nënë e një vajze nga një lidhje e mëparshme, ndërsa është në pritje të një fëmije tjetër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.