Uji Dea

“Është lajm i rremë” – Challandes përgënjeshtron spekulimet për përleshje ndërmjet Zhegrovës dhe Muricit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Raportimet për një përleshje ndërmjet Edon Zhegrovës dhe Arijanet Muricit nuk janë aspak të vërteta – kështu ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

Gjatë ditës së martë ishte raportuar se dy futbollistët e Kosovës ishin përfshirë në një zënkë në kampin e Përfaqësueses.

Thashethemet u intensifikuan kur Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se portieri është larguar “për arsye disiplinore”.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zhegrovës, i cili përgënjeshtroi gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

FIDANISHTJA

Në ndërkohë, në konferencën për shtyp, trajneri Challandes nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se ky informacion është krejtësisht fals dhe është lajm i rremë, dhe se nuk ka pasur kurrfarë zënke mes dy lojtarëve të Kosovës.

Derisa nuk ka dhënë detaje për arsyen e largimit të Muric, duke vendosur që ta respektojë lojtarin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.