Hidromorava

Është krijuar idea se…. nacionalizmit i kishte kaluar koha

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Henri Çili- Është krijuar ideja se nacionalizmit i kishte kaluar koha, por nuk është kështu U desh përvjetori i 100-të i shtetit shqiptar për të kuptuar se nacionalizmit jo vetëm nuk i ka kaluar koha, por koha e tij po rifillon, jo thjesht për shqiptarët por për shoqëri e kombe të tëra, të gjendura nën vorbullën e interglobalizimit dhe integrimit më intensiv që kanë njohur të gjitha kohërat, më të shumëfishtë që ka njohur historia, më të ndërkushtëzuar që ka prodhuar historia.

30 apo 50 vitet e fundit, në kulmin e zhvillimit të shoqërisë e konsumit dhe shoqërisë së tregtisë së gjithanshme ndërkombëtare, një lëvizje e tërë integruese, heqje e barrierave kufitare, shkëmbimet kulturore e njerëzore e sidomos ekonomike, krijuan idenë se nacionalja mori fund. Pas hyrjes në skenë të Lidhjes së Kombeve, në fillim të viteve ’20, në mënyrë të ndrojtur, post-Lufta e Dytë Botërore ishte një demonstrim i organizimeve ndërkombëtare shumëpalëshe apo shumëkombëshe.

Në skenën ndërkombëtare triumfuan organizata shumëkombëshe me “nënëmadhen” OKB. Një seri organizmash ndërkombëtare u ngritën në të katër anët e planetit, me më kryesoren dhe më të suksesshmen e tyre, komunitetin e qymyrit dhe çelikut, bazën e Bashkimit Europian të sotëm, ku u hoqën kufij, barriera, tarifa doganore e ku tregtia ndërkombëtare lulëzoi.

Në planin kulturor multikulturalizmi, miksazhi racor, kombëtar, gjinor, krijuan premisat e një ëndrre përtej nacionales, përtej kombëtares, si kufij, si mentalitet, si mundësi.

Në planin ekonomik lulëzuan shumëkombëshet, kompanitë me shumë pronarë nga shumë shtete e kombe, aq sa në mënyrë simbolike, me reklamën e një shumëkombësheje të madhe “The Economist” ishte gjetur pikërisht ky simbol shprehës: një flamur i madh i përbërë nga 193 flamuj të shteteve që ka sot bota, me sloganin edhe më domethënës “Our home country- atdheu ynë”.

FITORJA

Tek ne, po ashtu ikja nga izolimi komunist në vitin ‘90 krijoi idenë e gjithëpranishme se në funksion të një progresi ekonomik çdo shqiptar mund të braktiste gjithçka, identitet, fe, atdhe emër, mbiemër, por të gjitha shoqëritë të gjendura në vorbullën e globalizmit për t’i rezistuar qytetit të madh global nisën të thërrasin në ndihmë të kaluarën, identitetin.

Në metropolet e mëdha Paris, Londër, Berlin dhe gjetkë, natyralizimi i emigrantëve apo multikulturalizmi tashmë kanë dështuar. Shtetet po bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për kufizime të tregtisë ndërkombëtare në fushata publicitare të tipit “bli produktin e vendit tënd”. Ja pra pse aty ku ishte krijuar ideja se gjithçka po shkon drejt shkrirjes së nacionales, vihet re një kthim pikërisht tek nacionalja.

Në këtë 100-vjetor gjithçka është kombëtare, që nga blerja e flamujve dhe simboleve kombëtare deri tek këngët kuq e zi; që nga lëvizjet politike nacionaliste të tipit kuq e zi, Aleanca Kuq e Zi deri tek konsumimi i historisë sonë. Jo më kot, jo rastësisht, një biografi e shkëlqyer e gazetarit Ilir Ikonomi për themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Qemalin, është përpirë në treg ende pa u bërë promovimi.

Gjithçka krejt e pamendueshme për të tilla botime jashtë kontekstit patriotik të 100-vjetorit.
Shkurt, nacionalizmi është në kthim dhe nuk dihet për të mirë a për të keqen tonë të së ardhmes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.