United Hospital

Është koha e fundit për ta formuar ushtrinëËshtë koha e fundit për ta formuar ushtrinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka mirëpritur reagimin shtetëror të Kosovës për ndalimin e trenit ilegal serb në territorin tonë pavarësisht që, sipas tij, ky vendim ka qenë me vonesë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qehaja ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme karshi provokimeve të Serbisë. Sipas tij, qëllimi parësor i Serbisë është ta aneksojë veriun e Kosovës. Në këtë kontekst Qehaja ka vlerësuar se është koha e fundit që Kosova të bëhet me ushtri. Po ashtu, ai u ka bërë thirrje drejtuesve të shtetit ta “ngrijnë” procesin e bisedimeve me Serbinë deri në krijimin e një platforme të re. Qehaja ka theksuar se BE-ja gjithnjë do t’ia mbajë anën Serbisë por, sipas tij, Kosova, edhe pse është shtet i vogël, duhet të ketë qëndrim parimor duke potencuar se “ne zbatojmë Kushtetutën tonë dhe pikë”.

Uji Dea

“Epoka e re”: Z. Qehaja, Serbia është duke e provokuar në vazhdimësi Kosovën. Fillimisht u ndërtua muri ilegal në veri, pastaj u arrestua lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në bazë të një fletarrestimi serb. Së fundi pati një tentim për futjen e një treni ilegal në Kosovë. Cili është qëndrimi juaj për këto provokime?
Qehaja: Provokimet e fundit duhen shikuar në retrospektivë. Pra, prej çlirimit e këndej, me intensitet të madh apo të vogël kemi pasur shumë situata, ku Serbia na ka kërcënuar dhe shantazhuar. Kjo çfarë po ndodh në kohën e fundit, më tepër ka të bëjë me situatën e përgjithshme politike dhe diplomatike në rajon. Ka të bëjë me marrëdhëniet Serbi – Kroaci, marrëdhëniet Serbi – Bosnje, marrëdhëniet Kosovë – Serbi si dhe marrëdhëniet Serbi – Maqedoni. Është një ofensivë diplomatike dhe politike e Serbisë kundër Kosovës për ta dobësuar shtetësinë e saj me provokime të ndryshme. Provokimi ka filluar me arrestimin e z. Haradinaj, pastaj me lejimin e një muri në veri dhe, së fundi, ishte treni me ikonografi mesjetare nacionaliste serbe i nisur prej Beogradit për Kosovë. Ky tren kishte për qëllim provokimin dhe destabilizimin e situatës në Kosovë. Kurse Kosova është në defensivë në planin politik, diplomatik dhe në ndërmarrjen e masave konkrete të sigurisë për parandalimin e disa gjërave për të treguar se është shtet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.