Mobi Casa

Është hapur solemnisht Zyra Informative komunale për Bujqësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Që nga sot, është hapur sot në Viti Qendra informative komunale për bujqësi, e cila si objektiv ka ngritjen e efikasitetit të shërbimit këshillimor për fermerë dhe për palët e tjera të interesit. Kjo qendër informative komunale, do të ofrojë infrastrukturë fizike me anë të së cilës do të arrijë standarde profesionale këshillimore dhe kushtet e cilësisë nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe përmes këshilltarit komunal për bujqësi do të ofrojë bashkëpunim në aktivitetet me donatorët e koordinuar nga Departamenti i shërbimeve këshillimore.

Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, ka theksuar se Vitia si vend i bujqësisë, ka gjithë potencialin për një bujqësi të zhvilluar e cila jo që vetëm do të gjeneroj krijimin e vendeve të punës por edhe gjenerim të të hyrave. “Ky hap që po e bëjmë sot, është i rëndësisë së veçantë për komunën tonë, sepse jemi dëshmitar të kohës se Vitia në përputhje me potencialin e vet bujqësor e blegtoral, kishte përfitues të paktë të grandeve qeveritare, andaj kjo qendër informative komunale do të jetë një burim i mirë i dhënies së informacioneve, ndihmës për fermer në plotësimin e aplikacioneve dhe shumë shërbimeve të tjera”, tha Aliu.

Mobi Casa

Ndërsa drejtori i Departamentit për Shërbime këshillimore teknike pranë Ministrisë së Bujqësisë Hysni Thaçi, u shpreh se hapja e qendrave informative është e rëndësisë se veçantë për faktin se të gjithë ne jemi të interesuar të jemi në shërbim të fermerëve dhe sa më shumë që edukojmë dhe arsimojmë këta fermerë, as me të mëdha do të jenë rezultatet.

Ndërsa për rëndësinë e kësaj zyre folën edhe Ross Bull udhëheqës i projektit të BE-së dhe Fadile Demelezi si këshilltare e komunës për bujqësi. Ky projekt financohet nga BE-ja dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.