KKVITI

Është bukur në moshë, por e gjen kudo duke eliminuar mbeturinat e qytetit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Osman Ibrahimaj edhe pse në moshë të shtyrë për të nuk është pengesë që çdo ditë mbledh dhe eliminon mbeturina që qytetarët e pandërgjegjshëm i hedhin në vende të frekuentuara.

Osman Ibrahimaj ka postuar disa foto të mbeturinave të cilat i ka pastruar afër kompanisë “Hidromorava” në Gjilan. “Unë eci çdo ditë me kilometra të tërë dhe kur po e shoh këtë mjerim, nuk po mundem të qëndrojë indiferentë. Herë vetëm e herë me miq e shok po marrim aksione për të pastruar këto mbeturina që i has kudo” u shpreh Ibrahimaj.

Uji Dea

Ibrahimaj thotë se qytetarët duhet të ruajnë ambientin sepse vetëm në këtë mënyrë mund të flasim dhe llogarisim për një ambient të pastër./rajonipress/