UBT

Eseistika ndërgërshetuese (Fjalë përuruese)

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Mehmetali Rexhepi – Gjithsesi epoka e mrekullisë informative, në disa aspekte, tashmë po i konkuron librit. Megjithatë, mendoj, veçantia e librit është e pazëvendësueshme.

Libri, pos sublimimit të dijes: ngërthimeve dhe zbërthimeve të atmosferës njerëzore, ofron edhe mundësi të përdorimit të lehtë, kudo, edhe me qirinj, pa impulse celulare…
Secili prej nesh, pos gjumit si funksion i pashmangshëm fiziologjik i trupit, për dinamikën e lodhshme të ditës, e lyp pozitën e shtrirjes horizontale. Nga pozita e shtrirë, librin mund ta sjellësh herë në njërin, herë në krahun tjetër, ta fusësh si nënkresë për kokë…

Në fushat e faqeve të tij, me syrin e mendjes do të vjelësh e mbjellësh njëkohësisht vlera të intelektit të njeriut, të bukurën pleksur me urtinë e ligësinë, çastet magjike e dhimbjen e përhershme të jetës.

* * *
Tre dhjetëvjeçarët që i përballuam sollën kthesa dramatike: përmbysje, rënie, ringritje, rirenditje, plagë… Luftë dhe paqe. Strukturime dhe ristrukturime etike, etnike, shpirtërore, epike, lirike,shkencore dhe profesionale.

Pasqyrimi intelektual dhe artistik, gjetja a mos gjetja e kaheve të baraspeshës kthesave, vuri në sprovë autorë me e pa prirje dhe vokacione të ndryshme: ideore, artistike, kritike, eseistike, dokumentare, vlerësuese e vetëvlerësuese llojesh të përziera…

“Vërshimi” i lulëzimit të prodhimtarisë së librave, botimet e shumta, pohoj se e kanë ngulfatur mendimin kritik krijues për sferën intelektuale e shpirtërore.

Hidromorava

Kjo “vërshimë” e vëllimeve me lloje e gjini të ndryshme, do të duhej ta kishte tumirjen a mostumirjen e peshores kritike, kullimin e vlerave nëpërmjet një kritike të standardeve bashkëkohore, jashtë klisheve e ngjyrimeve të tejdukshme politike.

Në shkrimin vlerësues kritik gjithnjë mësyhet përzgjedhja e asaj që është vlerë dhe e bukur.Në këtë përzgjedhje ka lobime subjektive, arbitrare, meskine dhe hipokrite.Ndaj, mëtoj përballje… Çfarë? Shkrirjen e mendimit ndërgërshetues: kritikë eseistike, estetike, poetike, filozofike.

Ky tip i shkrimit kritik bartet përmes një gjuhe e stili figurativ, duke ngritur koncepte të rikrijimit për akëcilën ide, pamje ose figurë të shkrimit.

Sfondin e këtij shkrimi të hapur e shumëplanësh e mbështjell metashkrimi.

Vlerësimet e ligjëruesve të çmuar: Faik Shkodra, Hysen Matoshi, Prend Buzhala, si dhe të libër – kompozuesit Sherafedin Kadriu, autorit Mehmetali Rexhepi ia tumirën qasjet kritike, estetike, etike, filozofike e stilistike të eseistikës së ngërthyer në veprën “Enigma e magjikes”.

Në qoftë se është arritur që në mjedisin e shqip – shkrimit të përtrollitet një hulli e eseistikës së hapur, ndërgërshetuese, atëherë për autorin, tipin dhe stil – shkrimin që solli: ia vlejti barra qeranë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.