UBT

Escobar tha se Serbia ka pasur lidhje financiare dhe organizative me sulmin në Banjskë, Serwer: U deshën 6 muaj

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Serbia ka lidhje financiare dhe organizative në sulmin terrorist në Banjskë dhe se SHBA kërkon përgjegjësi.

Profesori amerikan në Universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan, të publikuar në rrjetin social X nga analisti nga Instituti Evropa e Re, Jakub Bielamowicz.

Escobar ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se SHBA mendon se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, “por ne po e hetojmë atë plotësisht. Por, për sa i përket krimit që është kryer, mendoj se hetimi është bërë me kompetencë nga Policia e Kosovës”.

Hidromorava

“Nuk kishim nevojë të bënim një hetim. Ne kishim inteligjencë dhe rezultatet e hetimit janë shumë afër me atë që kemi kuptuar. Pra, ne nuk po i kërkojmë Serbisë një hetim lidhur me atë që ka ndodhur më 24 shtator. Ne po kërkojmë përgjegjësi”, ka theksuar ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Serwer.

“U deshën 6 muaj, por më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Serwer, duke iu referuar deklaratës së Escobar, transmeton Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.