UBT

Escobar: Pati shumë kriza pas Ohrit, ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Emisari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar i ka kërkuar Kosovës ta themelojë Asociacionin ndërsa Beogradit ta ndalë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit, Escobar ka thënë “arritëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme “që hapi derën për një marrëdhënie paqësore, konstruktive dhe të parashikueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sipas rregullave evropiane”.

“Kur u larguam nga Ohri, u larguam optimistë. Në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thoja se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin. Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën dhe menjëherë të kthehemi në fokusin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit” ka shtuar ai. Escobar ka theksuar për Serbinë kjo do të thotë t’i jepet fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës.

Hidromorava

“Për Kosovën kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Bashkësisë së Komunave Serbe. Duhet të punojmë menjëherë për të dyja gjërat” ka thënë diplomati amerikan.